Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dënon incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Haradinaj u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të lënduar.
Reagimi i plotë:
Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë.
Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri.