Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se do të mbështesin të gjithë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në tubimin përmbyllës me qytetarë në Pejë, ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë.
“Ne e duam nderin e luftëtarit të paprekur, luftëtari i lirisë ne nuk na vjen marre se kem luftu, mua nuk më vjen marrë që kam qenë komandat i juaj që jeni këtu dhe të tjerëve që më nuk janë gjallë”.
“Nuk janë komandantë ata që i përshkruajnë, mercenarët janë tjerë, nuk ka pasë kurrë në UÇK kurrë mercenarë, njerëzit kanë dhënë jetën, njerëzit kanë dhënë krejt çfarë kanë pasë”, ka thënë Haradinaj.