Kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj para seancës së sotme e ka përsëritur që nëse do të ketë një kandidat unifikues, AAK-ja do ta votojë, raporton Gazeta Enigma.
Për emrin e Saranda Bogujevcit, e Shqipe Selimit, Haradinaj ka thënë se nuk është propozim i AAK-së, por një opsion i mundshëm.
“Sot kanë mbajtë një konsultë. Ne nuk kemi dhënë opsione por nuk kam informatë se a do të ketë ndonjë ndryshim. Nëse do të ketë ndonjë kandidat unifikues ne e japim votën, e kemi thënë”, tha ai.
“S’është propozim, ajo ka qenë nënkryetare e kemi pa në udhëheqje të seancave, ka mbajtë një qëndrim të repektueshëm, ka qenë korrekte. Për ne nuk do të kishte qenë problem me e votu. Edhe Shqipja Selimi, siç e dini edhe Dauti e Lahia kanë marrëdhënie të mira me Rexhën, ka lindë ashtu rastësisht si diskutim. Nuk janë propozim i yni, por si mundësi e kemi dhënë”, tha Haradinaj. / Gazeta Enigma.