Haradinaj e quan “ligësi” mosshkuarjen e Kurtit për të pame te familja Thaçi

Haradinaj e quan “ligësi” mosshkuarjen e Kurtit për të pame te familja Thaçi

Për ngushëllime te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, me rastin e vdekjes së babait të tij, shkuan shumë figura të njohura politike.

Por pati edhe nga ata që nuk morën pjesë në ceremoninë e ngushëllimeve.

Këtë e quan ligësi ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

“Unë e mendoj si një ligësi, por kjo nuk është më një ligësi personale e presidentit. Po lëvdohen me nga 300-400 mijë vota, 300 mijë ligësi i kanë bërë, 300 mijë vetë i ka fy. Ka edhe nga ata që e kanë votuar, por kanë marrë pjesë aty. A ishte aty Glauk Konjufca? E tash? Ai i ligi edhe këta, kot le të shkon. Kur nuk shkon zoti i shtëpisë, por mashkulli i shtëpisë, përpos ngushëllimit e shpjegon dhe arsyen pse ka ardhë ai, se pse është si përfaqësues”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”.

E për politikanët që morën pjesë, Haradinaj i quajti njerëz me karakter të fortë.

Related Articles