Haradinaj: Ferizaji na priti me një ide të qartë – Kosova duhet të lëvizë përpara

Haradinaj: Ferizaji na priti me një ide të qartë – Kosova duhet të lëvizë përpara

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas tubimit në Ferizaj tha se qytetarët atje e pritën me një ide të qartë: “Kosova duhet të lëvizë përpara”.

“Krah qytetarëve, krah kandidatëve për deputetë nga Ferizaji dhe krah çdo njeriu që beson në ndryshim, u mblodhëm në takimin tonë të mbrëmshëm për të ndarë vizionin, idetë dhe përkushtimin tonë”, shkroi Haradinaj.

“Diskutuam ide konkrete, dëgjuam shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve, dhe u frymëzuam nga dëshira për një Kosovë ku mundësitë janë për të gjithë”, shtoi tutje i pari i AKK-së.

Related Articles