Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Kosovën në 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Ai tha se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.
“Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë”, shkroi Haradianj.
“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”, u shpreh tutje ish-komandanti i UÇK-së nga Gllogjani.