Haradinaj flet për Asociacionin: Do ta dërgojë në Kushtetuse në javën e parë të qeverisjes

Haradinaj flet për Asociacionin: Do ta dërgojë në Kushtetuse në javën e parë të qeverisjes

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka folur për planet e qeverisjes së tij, në rast se do të fitonte zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë një interviste në Klan Kosova, Haradinaj është shprehur se në javën e parë të qeverisjes së tij, Asociacionin do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, transmeton Gazeta Enigma.

Kjo për faktin se, sipas tij nëse Kosova do të ecë drejt NATO-s, duhet të eci në shpejtësi të dritës, e jo të krijojë pengesa.

“Unë në javë të parë do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese Asociacionin. Arsyeja është se nëse ne duam të ecim për në NATO ne nuk duhet të dukemi asnjë ditë si logjika e tashme e qeverisë, që e bllokon veten, krijon pengesa, pra ne duhet të lëvizim me shpejtësinë e dritës”, tha Haradinaj. /Gazeta Enigma

Related Articles