Haradinaj: Gjendja në terren tepër e rëndë, të krijohet Fondi Emergjent nga Qeveria

Haradinaj: Gjendja në terren tepër e rëndë, të krijohet Fondi Emergjent nga Qeveria

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një reagimi në facebook ka thënë se vershimet tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar.

Haradinaj ka thënë se nga informatat të cilat i posedon nga terreni flasin për një gjendje teper të rëndë.

Ai ka thënë se duhet të krijohet menjëherë një Fond Emergjent nga Qeveria.

“Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Vërshimet në Kosovë, tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar. Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën.

Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat.

Fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in.

Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!

Related Articles