Haradinaj i del krah Qeverisë: BE-ja të ndërhyjë te Beogradi që t’i zbatojë marrëveshjet

Haradinaj i del krah Qeverisë: BE-ja të ndërhyjë te Beogradi që t’i zbatojë marrëveshjet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjnë tek Beogradi dhe të kërkojnë nga ta që të mos e provokojnë situatën.

Kryetari i AAK-së, ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”, ka shkruar ai.

Related Articles