Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca plenare.
Gjatë kësaj seance pati debate të shumta, ndër të tjerash edhe përplasje në mes opozitës dhe pozitës.
Debati i ashpër ishte në lidhje me marrëveshjen e arritur dje në lidhje me energjinë.
Derisa kryeparlametnari Glauk Konjufca po thoshte se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është e fundit në deklarimet jashtë rendit të ditës, Ramush Haradinaj reagoi nga karrigeja duke iu drejtuar Konjufcës “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”.
Ndryshe Rrahman Morina ishte pjesë e sistemit të atëhershëm serb deri në vrasjen e tij më 1990 dhe nga Beogradi shihej si udhëheqës i Kosovës.
Deklarata të ngjashme Haradinaj pati edhe ditë më parë, ku ndër të tjerash përmendi edhe Rrahman Morinën.