Ramush Haradinaj ka pranuar propozimin e Lumir Abdixhikut për takim.
Kështu ka bërë të ditur vet Abdixhiku në një konferencë për media, ku ai propozoi qeveri nacionale të tranzicionit.
“I kam njoftuar që të gjithë liderët e partive politike shqiptare dhe më pas do të jetë çështje e partive ndaras se çfarë do të thonë”.
“Mund të them se z.Haradinaj sapo më shkroi, e pranoi një ide të tillë. Por, duhet ta pyesni atë, unë po flas për idenë e propozuar nga unë si kryetar i LDK-së”, është shprehur ai.