Haradinaj i kërkon Escobarit të shtyhet përpara agjenda e Kosovës për anëtarësim në NATO

Haradinaj i kërkon Escobarit të shtyhet përpara agjenda e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte bashkë me homologët e tij opozitar të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj tha se vizita e Escobarit në Kosovë vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin, teksa e ka falënderuar atë për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me shBA-të dhe angazhimin në dialogun me Serbinë.

“Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me takimin me Escobarin dhe Hovenerin është deklaruar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se me dyshen amerikane shkëmbyen qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Related Articles