Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Tetovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj tha se në këto momente duhet të lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.“Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës.Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.
Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve.
RH