Haradinaj: Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës

Haradinaj: Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan dhe familjet që humbën të afërmit e tyre në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Ai ka thënë se ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë.

“Populli i Kosovës, misionet, të zgjedhurit e Kosovës, shqiptarët kudo që jeni, bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë. Përvjetori i sulmeve terroriste në tokën amerikane, një tokë e lirë e që mbrojti lirinë tonë dhe demokracinë në gjithë botën. Edhe unë bashkë me kolegë ashtu si të gjithë në këtë ditë vazhdojmë të qëndrojmë dhe qëndrojmë përjetë me Amerikën”, tha Haradinaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles