Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës së Italisë, e organizuar nga ambasada e këtij shteti në Kosovë.
Haradinaj deklaroi se Italia është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në shtetndërtim dhe në rrugëtimin euro-atlantik.
“Me ftesë të Ambasadës së Italisë në Kosovë, mora pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës. Me këtë rast, ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka falënderuar ambasadorin italian për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend.
“Urime Dita e Republikës, Itali!”, ka uruar Haradinaj.