Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, që ta shfrytëzojnë të drejtën dhe të votoni.
“Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri”, tha Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike”, u shpreh tutje ai.
I pari i AAK-së tha se meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.
“Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!”, u shreh në fund Haradinaj.
Kutitë në vendvotime do mbyllen në ora 19:00. /Gazeta Enigma