Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar se ka filluar komunikimin me PDK-në dhe LDK-në për bashkëpunim në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai ka treguar se ka biseduar me Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixikun për këtë çështje.
Në një prononcim për “Indeks Oline”, Haradinaj ka vlerësuar se e ardhja do të tregojë se çka do të ndodhë.
“Jemi të hapur për të diskutu situatën me komuna tjera, ku ne nuk jemi në garë. Fillimisht kam zhvillu komunikim me kryetarët e partive opozitare, në këtë rast zotin Krasniq, zotin Abdixhiku. Të shohim si do bashkëpunojmë si do të bashkëveprojmë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se për bashkëqeverisje në nivel lokal merret parasysh edhe qëndrimi i degës.
“Ne kemi një traditë, që edhe degët marrin vendime. E po ashtu vazhdon ajo traditë. Në rast se dega e ka interes, ose qëllim edhe me VV-në, në nivel komunal ne nuk e prishim. Po aty ku nuk garojmë njëri kundër tjetrit, ka interes me bashkëpunu, nga të gjithë ne, pra edhe nga unë edhe nga kryetarët”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Kemi pas edhe në të kalumen bashkëqeverisje me VV-në në nivel komunal në Kamenicë dhe Podujevë, pra ne nuk ju ndërhyjmë në këtë marrëdhënie, ato marrëdhënie e nivelit komunal, janë diçka që i kemi respektu edhe në të kaluarën. Nuk jemi shkaktar të fitores së VV-së, pra VV ka fitu vetë, kryetarët kanë fitu vetë. Na ne nuk e ndryshojmë më gjendjen, nuk jemi ata që ia japim fitoren VV-së, në këtë rast. Kryetarët e VV-së në këto komuna kanë fitu, por për asamble kanë nevojë për shumicë dhe kemi bashkëqeverisë edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Haradinaj.