Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në katër vjet pushtet të kryeministrit Aklbin Kurti, “kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria, njofton Gazeta Enigma.
Ai ka shkruar se Vetëvendosja nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, në këtë mënyrë duke “bashkuar votat edhe me Listën Serbe”.
“Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe”, shkroi Haradinaj.
“Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka. Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, u shpreh tutje ai. /Gazeta Enigma