Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të ushtrojnë ndikimin e tyre, në mënyrë që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to.
“Jam tejet i indinjuar që kryetarët e Listës serbe në komunat veriore, i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes dhe kërkoj që urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
