Shfrytëzoi deklarimin jashtë rendit të ditës për të bërë një thirrje.
Në seancën plenarë të enjten, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri apel për institucionet në lidhje me zgjedhjet e 23 prillit veri.
Kërkesë krejt të kundërt për këtë temë pati PDK-ja që kërkoi të mundësohet mbajtja e tyre..
Pushteti ngriti një shqetësim me të cilin po përballen kategoritë e luftës nga prokuroria që nuk po mund të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm.
E Jahja Kokaj nga VV, ironizoi me numrin e universiteteve gjetiu, kur kritikoi kualitetin e tyre, kur tha se vetëm universitet të ‘pulave’ nuk ka në rajon.
Kur nis shqyrtimi asnjëra nga 4 pikat nuk mori votat e mjaftueshme, përfshi Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. Gjatë krejt kohës nuk votonin më shumë se 50 deputetë
E vetmja pikë ku opozita ofroi disa vota, qe kur VV-ja kërkoi zëvendësimin e deputetëve nëpër komisione përfshirë edhe përjashtimin e Fatmir Humollit nga ai për siguri.