Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në mënyrë simbolike se Kosova është një anije që kryeministri Albin Kurti dëshiron ta përplasë, pas presionit amerikan me rastin e ndalimit të dinarit.
“Kosova është një Titanik, një anije e madhe, por që kryeministri Kurti me vetëdije po dëshiron ta përplasë me një shkëmb të madh, pra me Amerikën. Do të ishte tragjike për ne, sjellja e veprimet e tij janë gabim, do të varet nga ne të tjerët se a do ta lejojmë”, ka thënë Haradinaj në RTK.
Ai kishte pritur që sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken të kishte qëndrime të njëjta si të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, rreth rregullores së re të BQK-së.