Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova dhe veriu çlirohet përjetësisht nëse antarësohemi në NATO, raporton Gazeta “Enigma”.
“Forcohesh në veri për shkak të suksese policore, sukseset policore i bën, i bën sot, i bën nesëe pasnesër, i bën përdit, por nuk janë asnjë lloj suksesi definitiv”, tha Haradinaj.
Në emisionin “Dpt te Fidani” Haradinaj ka deklaruar se “suksesi defitiv për Kosovën kish qenë me pas hy në NATO, sepse ka qytetarë të Kosovës që na thonë neve shpesh se çka është kjo puna me hy në NATO, çka është dallimi ne NATO-n e kemi këtu. Ne e kemi OKB-n këtu, KFOR-i është me rezolutë 1244 dhe mos të harrojmë që kontrata e KFOR-it dallon se çfarë detyra ka KFOR-i për Kosovën nga kotrata e NATO-s kur kanë vendet kontratë mes vete si mos prekja e mos sulmimi e shumë gjëra të tjera”.
“Është fat i madh që në kuadër të mandatit të KFOR-it që është si OKB i kemi vendet aleate e mike vende që na duan dhe i duam, mirëpo prap se prap kontrata e tyre nuk është e njëjtë sikur kontrata e shtetit anëtarë të NATO-s me NATO-n dhe ansjelltas”, tha ai. /Gazeta Enigma/