Haradinaj: Kosova do bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore

Haradinaj: Kosova do bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka premtuar se Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.

Ai ka thënë se përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës të tij, projektet e mëdha me top prioritet janë:

1. Bjeshkët e Sharrit-  Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro

2. Bjeshkët e Nemuna –  Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro.

3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimeve 20 milion euro

4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro.

“137 për Kosovën Fituese”, shkroi në fund Haradinaj. /Gazeta Enigma

Related Articles