Haradinaj: Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë

Haradinaj: Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, po vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta “Enigma”.

Të martën, kreu i AAK-së ka arritur në Washington DC, ku ka zhvilluar takime me akterë të ndryshëm politikë, të sigurisë dhe ekonomisë.

Ai tha se në këto takime ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Vizitën në Washington DC, e nisa me shumë takime përmbajtësore me akterë të ndryshëm politikë, të sigurisë dhe ekonomisë, miq të shqiptarëve dhe përkrahës të kauzës tonë. Në takime shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Riafirmova qëndrimin tonë për rolin amerikan në Kosovë e Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. Në kushtet e agresionit rus në Ukrainë, bashkërendimi me aleatët është më i domosdoshëm se asnjëherë”.

“Kënaqësi të takoj Ambasadorin John Richmond dhe zonjën e tij Linda, Van Yong nga National Prayer Breakfast, Anne Basham nga “Ascend”, pastorin Andreë Brunson dhe zonjën e tij Norine, Agron Dedivanaj dhe Vilson Sinishtaj nga organizata “Malësia e Madhe”, e miq të tjerë”.

Mes tjerash, Haradinaj vlerëson se Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë.

“Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. / Gazeta Enigma.

Related Articles