Në 22 vjetorin e masakrës së Studimes, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në këtë masakër.
Haradinaj, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se forcat e ushtrisë serbe në vitin 1999 nga kolonat që ishin nisur për të ikur në Shqipëri kishin larguar shumë njerëz, ku më pas i masakruan.
“Ata nuk kursyen as te miturit e as gjyshërit. Ata ishin barbarët që na mbajtën nën okupim për disa dekada. Njëzetedy vjet më parë në Studime të Vushtrrisë, ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar. Përpos që nuk është vendosur drejtësia, i tmerrshëm është tentimi për mohimin e krimit makabër”.
Postimi i plotë i Haradinajat: