Haradinaj kritikon Konjufcën për mungesë emrash në kabinet dhe plan qeverisës

Haradinaj kritikon Konjufcën për mungesë emrash në kabinet dhe plan qeverisës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se sot, mandatari Glauk Konjufca nuk dha emra të kabinetit qeveritar.

Sipas Haradinajt, gjatë prezantimit të kabinetit dhe planit për qeverisje, Konjufca foli vetëm për vitin 2026, dhe siç thekson kreu i AAK-së, ai po mendon për një qeveri njëvjeçare.

“Kritikën e parë për mandatarin e sotëm e kam se nuk na dha një listë me emrat e kabinetit qeveritar. Nuk është se dëmtohet apo është sekret, por do të ishte respekt. Po ashtu në këtë kritike, duhet me e bashku mungesën e një programi qeverisës. Kandidati i sotëm foli për disa qëllime, përmendi vitin 2026, nuk përmendi vite të tjera, thuaj se po aplikon për një qeveri njëvjeçare”, u shpreh Haradinaj.

Ai kritikoi gjithashtu qeverisjen e VV-së për mosndërtim të autorrugëve.

Related Articles