Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në përvejtorin e tretë të vdekjes e ka kujtuar ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Ai tha se për aq sa të ketë Kosovë, e që siç u shpreh, do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe Albright.
“Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur”.
“Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Enigma