Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 27 vjetorin e rënies ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj deklaroi se ata “ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi”.
“Heronjtë e Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani”.
“Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar i pari i AAK-së.