Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Agim Selmanaj.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se familja Selmanaj ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut.
“Familja Selmanaj, ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut pa kalkulim. Heroi i Kosovës, Agim Selmanaj, i rritur në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në një ushtar shembullor nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë. Trim, guximtar e sypatrembur deri në momentin e përjetësisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, është shprehur Haradinaj.