Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka kujtuar msakrën në Likoshan e Qirez e kryer në vitin 1998 nga forcat serbe.
Haradinaj ka thënë se kjo masakër ka ndodhur si hakmarrje për humbjet e mëdha të armikut nga UÇK-ja.
“Më 28 shkurt 1998, të nxitur nga humbjet e mëdha që pësuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Likoshan e Qirez, forcat serbe u hakmorrën duke vrarë barbarisht gra, pleq, fëmijë e të rinj të paarmatosur”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se kjo masakër nxiti edhe më shumë rezistencën dhe mobilizoi edhe më shumë shqiptarët për luftë ndaj armikut deri në çlirim
“Kjo masakër nga policia dhe ushtria serbe shënon fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik si dhe djegien dhe shkatërrimit të pasurisë së tyre. Masakra e Likoshanit dhe Qirezit nxiti edhe më shumë rezistencën dhe mobilizoi edhe më shumë shqiptarët për luftë ndaj armikut deri në çlirim. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, theksoi ai.