Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllanë e tij Enverin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se shqiptarët e zotë nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine, njofton Klankosova.tv.
“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht”, ka shkruar kreu I AAK-së.