Haradinaj: Kurti dhe Vetëvendosje janë pjesë e agjendës hibride ruse

Haradinaj: Kurti dhe Vetëvendosje janë pjesë e agjendës hibride ruse

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i AAK-së, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë pjesë e luftës hibride ruse.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se nuk duhet thënë deklarata kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga një shqiptar, duke përmendur deklarata të Kurtit.

“Kjo është ajo lufta hibride ruse, pra kjo është ajo agjenda e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje se këta janë pjesë e asaj lufte hibride. Është agjendë hibride ruse që Albini e përfaqëson me saktësi edhe Vetëvendosje. Edhe e kanë ushqyer atë shumë herët me ato shprehjet ‘Amelika, Amelika’, ‘Amerika i mbron të korruptuarit’, pastaj edhe se pse ka ndodhur Rambujeja se atje ka pasë zhvillime të brendshme, këto janë agjenda ruse”.

“Kjo është propaganda ruse për të shprehur dashurinë tonë për Amerikën, besimin për ta, vlerësimin dhe respektin për ta. Imagjinojeni këto me i thënë një shqiptar, nuk ka logjikë, një Amerikë çfarë është e tillë, qoftë edhe me mungesën e perfeksionimin e sistemit të vet të brendshëm, ajo arriti të na ndihmojë e të na shpëtojë me 24 mars 1999 deri në mbyllje të luftës, prapë se prapë demokracia e ShBA-së është si më e mira në botë”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles