Haradinaj: Kurti është realisht në opozitë, shpëtimi i tij është te LDK-ja

Haradinaj: Kurti është realisht në opozitë, shpëtimi i tij është te LDK-ja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar situatën politike aktuale dhe qëndrimet e liderëve të partive pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka hyrë në një fazë të re politike, që është opozita, dhe se e vetmja mundësi për të qëndruar në pushtet është të gjejë mbështetje te Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ai e sheh që po shkon në opozitë. Se kur ke qenë kryetar qeveri, e ka pas një qeveri të shumicës, dhe me zbrit për 10 deputetë  më pak. Me tu varu jeta në një ose dy deputetë, ai e di që s’është më kryeministër. Ai realisht është në opozitë. Të vetmin shpëtim e ka kah LDK-ja.Nëse LDK-ja dëshiron ta shpëtojë me majtë ende, mundet. Përndryshe nëse LDK bashkëpunon me opozitën ne e krijojmë qeverinë. S’po e them që LDK-ja e ka finale këtë, por LDK-ja me pozitën  vet, mos me bë me opozitën, pra me qëndrimin, është duke ia zgjat jetën shpresave të Kurtit, ka nevojë me ia pre dikush shpresat…” ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Më herët në Debat Plus, Haradinaj e ka komentuar qëndrimin LDK-së, duke e cilësuar atë si bllokues për formimin e një qeverie opozitare.

“Aktualisht pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Kurse, partive të tjera (PDK-dhe AAK-së) Abidxhiku iu ka vendosur kushte.

“Nuk duam dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta (VV-në)… LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit”, kishte thënë Abidxhiku.

Related Articles