Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka shprehur shqetësimin për rrënimin e raporteve me aleatët strategjikë të Kosovës nga qeveria Kurti.
Duke folur për mundësinë që Kurti e kishte në qeverisje, falë numrit shumë të madh të votave, theksoi se ai ka rrënuar perspektivën e tij qeverisëse.
“Ka ndodh e kundërta. Qeveria dhe Kurti, ju ka kthyer rrënimit. Jo vetëm që nuk e krijoi atë që s’ishte krijuar deri tash, nuk e sjelli një shpresë një perspektivë, një mundësi, përkundrazi është kthyer në rrënim të asaj që është ndërtuar mbi dekada”, deklaroi lideri i AAK-së, për Kosova Live.
Haradinaj ka shtuar se më tragjikja është rrënimi i raporteve me aleatët e sigurisë, apo kthimi i Kosovës nga e privilegjuar, në të ndëshkuar.