Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me politikën energjetike të qeverisë dhe vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.
Gjatë emisionit në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Kurti ka vepruar për vite me radhë kundër fuqizimit të sektorit energjetik të Kosovës, duke penguar zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese, fillimisht me qymyr dhe më vonë me gaz.
Protesta e bizneseve, Kurti: Koha e barrikadave ka kaluar, s’do të lejojmë të vendosen të reja
“Kurti ose mashtruesi me dekada ka punuar kundër forcimit ose fuqizimit energjetikë të Kosovës. Duke i pamundësuar kapacitet e reja, dikur ato me qymyr, pastaj ato me gaz. Kurti në vazhdimësi ka punuar për interesa të një grupi të vogël , të tyre që shesin e blejnë energji. Është plotësish në funksion të tyre.
Dhe së fundmi Kurti i i quan 1 për qind (bizneset), e vërejtët me çfarë demagogjie, po dëshiron prapë me popullzim më i thanë një pjesë të popullit, mos u mërzitni ju për këta…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.