Haradinaj: Kurti s’po e do derën që na e hapi SHBA, e mbylli dhe iku në çdo aspekt

Haradinaj: Kurti s’po e do derën që na e hapi SHBA, e mbylli dhe iku në çdo aspekt

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit i pari i AAK-së, është shprehur i shqetësuar me qasjen e kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, karshi raporteve dhe kërkesave të SHBA-së.

Kjo meqë Haradinaj në Rubikon me Adriatik Kelmendin, u shpreh se kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunonte, e ka mbyllur derën që vet aleati më i fuqishëm ndërkombëtar ia hapi Kosovës.

”Amerika e do Kosovën, popullin e Kosovës, por edhe kjo lidhje e jona e veçantë, varet, ose ndryshe thënë forcohet nëse kemi projekte të përbashkëta”.

”Sa isha atje, shihet një ndryshim i madh në implementimin e kësaj marrëdhënie, pra mungonte cilido zyrtar i qeverisë tonë. Në anën tjetër, ishte prezent, zëvendëskryeministri i Serbisë, Daçiq me një delegacion të madh, dhe së fundit e pamë vizitën e shefit të ushtrisë serbe në Pentagon”.

”Pra, mund të themi se ka një mungesë të aktivitetit të qeverisë tonë, dhe shihet një angazhim më i madh i Serbisë, për të gjetë mirëkuptim me Ëashingtonin zyrtar”.

”SHBA na e ka hapë derën por ne s’po e duam atë derë. Pra, s’po e do kryeministri ynë, qeveria jonë. Por, SHBA s’e ka mbyllë derën as për vende të tjera të rajonit, për të gjitha e ka hapë, por kryeministri ynë nuk po e do këtë derë. I ka ikë kësaj dere në çdo aspekt të punës së vet, dhe shihet situate jonë në Ëashington”.

”Ishte nder për mua pritja që na u bë, si mua dhe zotrit Krasniqi dhe të tjerëve që ishin atje, mirëpo nuk është në rregull mungesa totale e qeverisë tonë”.

”Pyetja shtrohet,- Kur është hera e fundit, që qeveria jonë ka qenë në Amerikë?

”Dhe nëse e merr kohën prej kur kërkush nga qeveria jonë s’ka qenë në Amerikë, dhe numëron vizitat e zyrtarëve serbë, hetohet dallimi”.

”Hetohet që ata po e pranojnë atë derë, dhe po punojnë me Ëashingtonin, ndërsa hetohet që tek ne, kryeministri ynë për shumë arsye e ka mbyllë atë derë. Nuk na e ka mbyll Amerika neve, atë derë, por ky ia ka mbyll vetes dhe qeverisë”.

”Pozicioni i Kosovës është i dobësuar”.

Related Articles