Haradinaj: Kushtetuesja do duhej t’ua njihte të drejtën edhe partive tjera për formim të Kuvendit

Haradinaj: Kushtetuesja do duhej t’ua njihte të drejtën edhe partive tjera për formim të Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se “ka ardhur koha e sanksioneve nga Gjykata Kushtetuese ndaj atyre që po bllokojnë procesin”.

Haradinaj u shpreh se një nga sanksionet do të duhej të ishte, heqja e të drejtës së partisë së parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kur nuk i bënë numrat, e këtë të drejtë t`ua kaloj grupeve tjera parlamentare.

“Meqenëse në këtë shqyrtim Gjykata Kushtetuese nuk e ka dhënë sanksionin, mendoj se po vjen koha e sanksionit. Një sanksion është me ia hekë të drejtën atij që po bllokon e nuk po mundet me i ba numrat në këtë rast të parit e me ia kalu të dytit. Edhe një sanksion më i rëndë është me sanksionu krejt shoqërinë, me i shpallë zgjedhjet. Unë besoj se do të ishte në rregullt me ia dhanë të drejtën grupeve tjera pra të dytit me zgjedh kryetarin e kuvendit, e nëse të dytët nuk arrijnë me pa se çka ka sanksione tjera. Koha po shkon shpejt e ne jemi peng i Kurti, e ka nda mendjen me i bë keq Kosovës”, tha Haradinaj në Rubikon.

Related Articles