Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, ndërsa theksoi se nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisë, vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se partia në pozitë, LVV, i kishte të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve, zhvillimit ekonomik të vendit, e shumë çështje të tjera me rëndësi.
“Përfundoi sesioni pranveror i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Partia në pushtet, LVV, i kishte të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve, zhvillimit ekonomik të vendit, e shumë çështje të tjera me rëndësi”