Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se LDK-ja duhet të jetë më bashkëpunuese për të zhbllokuar situatën aktuale politike në vend, ku sipas saj LDK-ja mund të rritet duke bashkëpunuar me LVV-në, raporton Gazeta “Enigma”.
“Unë e shoh VV-në që është në fushatë parazgjedhore për të fituar 500 mijë vota, madje edhe me sulmet që po i bëjnë edhe ndaj akterëve të tjerë jo politikë, e shoh që është rifilluar një fushatë tjetër parazgjedhore. Madje zgjedhjet janë edhe opsioni ndër më të vetmit që po shihet në horizont”, deklaroi ajo.
“Imagjinoni se sa të papërgjegjshëm janë kjo klasë politike që kërcënojnë politike se kjo situatë mund të zgjasë deri në dy vjet. Unë shoh vetëm partitë e vogla që janë të hapura për kompromis. Partitë e madhe për fat të keq janë në një amulli totale, janë në një kontravers të vetvetes sepse nuk e kuptojmë se çka dëshirojnë të arrijnë”, tha Haradinaj në “Rubikon”.
“Nuk e kuptoj. LDK-ja një gjë e di që nuk do të rritet me këtë frymë përjashtuese, nuk do të rritet në opozitë veç nëse ka vullnet dhe durim dhe të presë 10 vjet që të dyfishohet. Nuk e shoh që LDK-ja të marr vota nga partitë e tjera përpos nga VV-ja dhe e vetmja mënyrë të marr vota është që të pranojë një bashkëpunim me Vetëvendosjen”, ka deklaruar tutje ajo.
Haradinaj ka shtuar se “vota përcaktuese për rritjen e LDK-së apo për VV-në është vota e LDK-së. E kemi parë që është zvogëluar Kurti në këto zgjedhje sepse nuk ishte Vjosa Osmani me të. Është rritur Abdixhiku që ajo votë pak a shumë me ndarjen politike të Osmanit nga VV ka kaluar në LDK”. /Gazeta Eenigma/