Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka treguar se cilat janë 10 prioritetet e tij nëse ai arrin të bëhet kryeministër.
Ai ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen ekonomike deri në 7 për qind, 1 miliard euro për bizneset e reja dhe ato prodhuese- eksportuese.
Këto janë 10 prioritetet e Haradinajt:
- Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
- Rritje ekonomike deri në 7%.
- 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
- Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
- Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
- 1500 MË energji e prodhuar në Kosovë.
- Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
- 6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
- Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
- Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.