Haradinaj mban takim me ekspertë të fushave të ndryshme që do të shëbjenë si “formulë e qeverisjes së mirë”

Haradinaj mban takim me ekspertë të fushave të ndryshme që do të shëbjenë si “formulë e qeverisjes së mirë”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim me ekspertë të fushave të ndryshme të cilët do të shpërndahen në divizione të ndryshme dhe do të shërbejnë si “formulë e qeverisjes së mirë”.

Një modalitet i njëjtë është paralajmëruar kohë më parë edhe nga PDK-ja, ku kryetari i saj Memli Krasniqi në emisionin Pressing në T7 kishte thënë se do të mblidhen ekspertë t fushave që do të funksionin si një “qeveri në hije”

Haradinaj ka treguar se nga cilat fusha janë ekspertët.

“Në kuadër të aktiviteteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot është mbajtur një takim me ekspertë të fushave të ndryshme të cilët do të jenë pjesë e strukturave të Aleancës në të gjitha nivelet e organizimit. Ata do të strukturohen në divizione ekspertësh të fushave të caktuara, të cilët do të shërbejnë edhe si formulë e qeverisjes së mirë”, shkroi ai në Facebook.

“Buxheti dhe Financat, Ekonomia, Bujqësia, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Infrastruktura, Pushteti lokal, Shëndetësia, Arsimi…do të jenë disa prej organizmave të ekspertëve, që do ta bartin mbi supe barrën e politikave sektoriale të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo formë organizimi ndodh njëkohësisht me zgjedhjet e brendshme, e vlerësuar si domosdoshmëri për angazhimin e kuadrove të rinj e profesionistë në Aleancë!”, përfundoi ai.

Related Articles