Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim me gratë e Deçanit, ku tha se zëri i grave është zëri i ardhmërisë.
“Gruaja e fortë e bënë Kosovën Fituese. Sot në Deçan pamë forcën e grave – të vendosura për zhvillim, të përkushtuara për familje, të gatshme për fitore. Me këtë energji, suksesi është i garantuar”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
“Faleminderit për mbështetjen e fuqishme! 137 për Kosovën Fituese”, shtoi Haradinaj. /Gazeta Enigma