Haradinaj mbledh strukturat, del me pesë pika për dialogun Kosovë-Serbi

Haradinaj mbledh strukturat, del me pesë pika për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me dokumentin “non-paper” që ka qarkulluar dje e sot e në të cilin bëhet fjalë për një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka propozuar 5 pika për dialogun të cilat janë qëndrim i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se përmbajtja e atij dokumenti “non-paper” nuk duhet të diskutohet në dialog nga kryeministri Kurti.

“Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura “non paper”, nuk janë çështje për diskutim”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e AAK-së.

Postimi i tij i plotë.

Në takim me Kryesinë e Aleancës, mes tjerash kemi diskutuar edhe për qëndrimin tonë rreth dialogut Kosovë – Serbi….Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, April 27, 2021

Related Articles