Haradinaj: Me AAK Kosova pjesë e aleancës së Perëndimit, jo e izolimit e mashtrimit

Haradinaj: Me AAK Kosova pjesë e aleancës së Perëndimit, jo e izolimit e mashtrimit

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ka thënë se koalicioni me Nismën, Forumi E 30, Konservatore dhe Lista Ideal po marrin mbështetje të madhe edhe në vendbanime më të vogla, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit dhe jo e izolimit.

“Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj më tej tha se këta mijëra qytetarë janë forca e tyre që i shtynë drejt “Kosovës Fituese”. /Gazeta Enigma/

Related Articles