Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kosova nuk u ftua nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.
Sipas Haradinajt, kryeministri Albin Kurti “me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA’të si aleati ynë strategjik”.
Kryetari i AAK’së thotë se marrëdhëniet në mes të Ksovës dhe SHBA’së u degraduan në qeverisjen e Albin Kurtit. Në këtë mënyrë, sipas tij, Kurti duhet “sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta”.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik”, thotë Haradinaj.
Haradinaj thekson se nuk duhet lejuar “zbehja” e prezencës së SHBA’së në Kosovë”.
“Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.
Thotë se nuk do të lejohet “shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën”.