Haradinaj me familjet e dëshmorëve: Krenarë për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve

Haradinaj me familjet e dëshmorëve: Krenarë për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, si çdo fundvit edhe kësaj here ka takuar familjet e dëshmorëve të Brigadës 137 dhe komandantin e kësaj brigade Agron Kryeziu, së bashku me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini.

Haradinaj tha se ndjehet krenar me rrugëtimin tonë për liri, kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve, dëshmorëve dhe martirëve që Gjakova i ka dhënë vendit.

“Sot në Gjakovë, bashkë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe kolegë të tjerë, kisha kënaqësinë që sipas traditës, si çdo fundvit t’i takoj familjet e dëshmorëve të Brigadës 137 dhe komandantin e kësaj brigade Agron Kryeziu.

Gjithmonë krenarë me rrugëtimin tonë për liri. Krenarë për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve, dëshmorëve dhe martirëve që Gjakova i ka dhënë vendit.

Si shtet por edhe si shoqëri, kemi ende shumë punë për të bërë. Me kujdesin e të gjithë neve, ashtu siç Ardiani bënë punë të mirë në Gjakovë, së bashku do t’i kryjmë punët e mbetura të Kosovës.

Viti që vjen, qoftë një vit më i mirë se ky që po lëmë pas”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Articles