Në seancën e sotme në Kuvend, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, deri tani kanë mbajtur fjalim presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, kryetarët e partive Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, por Ramush Haradinaj nuk është aty dhe fjalën për partinë e AAK-së e mban nënkryetari Besnik Tahiri, njofton GazetaEnigma.
Tahiri kujton presidentin Ibrahim Rugova dhe të gjithë ata që kanë mbështetur shtetin e Kosovës dhe miqtë amerikan.