Haradinaj: Ndalu o Albin Kurti se don me marrë vendin në qafë
Ndaj Albin Kurtit ka reaguar edhe njëherë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se Kurti me vendimet e tij do “ta marrë vendin në qafë”, shkruan Syri Kosova.
“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!
Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu!” tha ndër tjera ai.
Statusi plotë: