Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur përjetësisht të respektuar figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova.
“Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Rugovën e kanë kujtuar shumë përfaqësues politikë e intelektual.
“Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, shkruan Haradinaj në kujtim te ish-Presidentit të ndjerë