Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje Kosovës, në ndeshjen ndaj Suedisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka ndarë një video nga stadiumi “Fadil Vokrri”, teksa dëgjohej himni i Kosovës.
Kosova përballet me Suedinë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.